Kosova si shtet është vonuar në parandalimin e Covid 19. Por, masat që ka marrë Qeveria e Kosovës për ndalimin e qarkullimit të qytetarëve me qëllim të parandalimin të përhapjes së Koronavirusi janë të drejta.
Sipas njohësit të sigurisë në vend, Drizan Shala, Qeveria ka të drejtë ta kufizojë qarkullimin e njerëzve dhe veturave për një interval të caktuar kohor bazuar në normen juridike që ka Kosova në funksion.
“Sipas mendimit dhe vlerësimit tim Kosova si shtet është e vonuar në parandalimin e Covid 19 dhe tani është duke tentuar ta luftojë atë permesë “kufizimeve” ndërsa Kuvendi te therret seance të jashtëzakonshme me qëllim të rehabilitimit të situates politike nga ky virus dhe të shpallet gjendja e jashtëzakonshme në terë territorin e Republikës se Kosovës”.
Sipas Shalës, është e rëndësishme që të sigurohen qytetarët dhe këtë ta bëjë Policia e Kosovës duke u menaxhuar situata nga Forca e Sigurisë së Kosovës.
“Sepse FSK-ja ka krijuar një Taskë Force me emrin “Forca në Detyrë ” ku përmese procesit të marrjës së vendimeve ushtarake (MDMP), ka lëshuar urdhrinë paralajmrues për njësitë e saja që në rast të nevojës të marrë situaten nën menaxhimin e saj dhe përket ka përgatitur edhe një plan operacione në rast të rritjes se numrit të të infektuareve”, thotë ai.
Shala, duke u bazuar në numrin në rritje të rasteve të infektuara nga Covid-19 propozon që ndërtohet një spital fushor më mbi 500 shtretër.
“Kosova sipas trendit të numrit do të ketë rritje dhe FSK-ja përmes njësise se xhenios të ndërtojë një spital fushor më mbi 500 shtreter në ( QKUK ) vetem për të përballuar ndonjë fluks më të madh dhe në anen në spitalet rajonale të Kosovës spitale fushorë më numer prej 200 shtreter që permes kesaj situata të mos vije jashtëkontrollit” është shprehur ai.
Kujtojmë se Qeveria e Kosovës në orët e vona të së hënës ka marr vendim që nga data 24 mars e vitit 2020 të ndalohet qarkullimi i qytetarëve dhe automjeteve private prej orës 10:00 e deri në orën 16:00, si dhe prej orës 20:00 e deri në orën 06:00.
Venezuela liron shtetas të huaj nga burgu, përfshirë edhe sh...
Pejë: KFOR-i i dekoron me medalje ushtarët që treguan profes...
Rreth 40,000 njerëz largohen çdo vit nga qyteti i Cyrihut
AUV bllokon produktin ushqimor për fëmijë, kishte një substa...
MASHTI tërheq 16 licenca të mësimdhënësve
Qeveria në detyrë mirëpret largimin e masave, kërkon hapa t...