Qeveria e Maqedonisë së Veriut në seancën e djeshme solli Dekretin me të cilin me ligj mundësohet që personat të vendosen në izolim të rreptë (karantinë) edhe në objektet hotelierike (hotele, motele).
Për objektet e konfirmuara në këtë dekret me fuqi ligjore konfirmohen regjimet për sigurim, hapësirat e veçanta për personat të cilët tregojnë simptoma të virusit, kritere të të ushqyerit, dërgesë të pakove për nevojat e personave të cilëve u është përcaktuar masa e izolimit të rreptë (karantinë), masat për dezinfektim, puna e personelit ose vullnetarëve, grumbullim të mbeturinave dhe punëve tjera të nevojshme teknike.
Transporti i personave të cilëve u është përcaktuar izolimi i rreptë (karantinë) nga vendkalimet kufitare deri tek objektet do të zhvillohet në dy orare: në orën 10:00 dhe në orën 20:00.
Transportin e personave e siguron Sekretarit i përgjithshëm i Qeverisë./Telegrafi/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...