Në Iran, një fëmijë gjashtëvjeçar ka vdekur si pasojë e infeksionit me koronavirus, raporton Anadolu Agency (AA).
Universiteti i Shkencave të Mjekësisë në krahinën Horasani verior në një deklaratë thekson se në këtë krahinë deri më tani me koronavirus janë konfirmuar së paku 189 persona, ndërsa kanë vdekur 19, në mesin e të cilëve edhe një fëmijë 6-vjeçar.
Gjithashtu shtohet se 99 persona përfunduan me sukses trajtimin dhe u liruan nga spitali.
Viktima më e re nga koronavirusi në Iran është një fëmijë 6 vjeçar që vuante nga leuçemia. Irani, pas Italisë dhe Kinës, është vendi më i prekur nga virusi. Rasti i parë i koronavirusit u raportua në 19 shkurt në qytetin iranian Qom.
Në vend, deri më tani më shumë se 23,000 njerëz janë infektuar me koronavirus, ku 1,812 kanë vdekur dhe 8.376 janë shëruar.
Apple paralajmëron: iPhone-t janë nën sulm nga hakerë “të so...
Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për gjetjen e 17-vjeçari...
Mjekët këshillojnë: Mos i puthni foshnjat pa miratimin e pri...
Osmani: FSK, krenaria jonë, mburoja e atdheut, fuqia që gara...
Operacion i SPAK në bashkëpunim me ndërkombëtarët në zonën e...
Venezuela liron shtetas të huaj nga burgu, përfshirë edhe sh...