Transmetuesi i Republikës Islamike të Iranit (IRIB) ka konfirmuar se 19 korrespondentë të saj janë testuar pozitivë ndaj koronavirusit të ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).
“Para se kolegët e mi të zbusin lodhjen e zgjedhjeve të përgjithshme, ata përfunduan në vijën e parë të frontit për informimin rreth koronavirusit. Ata kanë punuar në vende të rrezikshme shumë herë”, shkroi në twitter Mehrdad Seyed Mehdi, kreu i televizionit shtetëror iranian.
Mehdi u uroi korrespondentëve të prekur nga koronavirusi një shërim të shpejtë.
Nga koronavirusi në Iran janë raportuar mbi 1.800 vdekje dhe mbi 23 mijë raste të konfirmuara.
Ndërkohë, bazuar në shifrat e Universitetit John Hokins në Maryland, numri global i vdekjeve është mbi 16 mijë, me mbi 372 mijë raste të konfirmuara.
Koronavirusi, i njohur zyrtarisht si COVID-19, për herë të parë u shfaq në Wuhan të Kinës dhjetorin e kaluar dhe aktualisht është përhapur në të paktën 167 vende dhe rajone në mbarë globin.
Një tjetër humbje për Iranin: Këshilltar i lartë i udhëheqës...
Izraeli dhe Hezbollahu shkëmbejnë sulme gjatë natës
Sot mbahet protesta e thirrur nga studentët e Pejës kundër s...
Putin shpall armëpushim të përkohshëm me Ukrainën për Pashkë...
Trump: Mënyra si Irani trajton Ngushticën e Hormuzit, nuk ës...
Dy komisione parlamentare mblidhen sot në Kuvendin e Kosovës