Kryetari i Grupit Parlamentar të AAK’së, Daut Haradinaj, ka thënë se padyshim që kjo parti e përkrah seancën e thirrur për mocionin e mosbesimit të Qeverisë, të iniciuar nga LDK’ja.
Haradinaj ka theksuar se taksën e ka hequr kryeministri Albin Kurti dhe për këtë arsye janë pro rrëzimit të kësaj qeverie.
“Çdo opozitë prioritet e ka rrëzimin e Qeverisë. Këtu s’ka dilemë, pasi si është formuar Qeveria është parë që nuk do të shkojë gjatë. Më shumë e kam parë një vetërrëzim të Kurtit të planifikuar. Në këto rrethana nuk justifikohet largimi i Veliut dhe Kurti nuk e shkarkoi rastësisht. Ai nuk e ka vullnetin për t’u përballur me sfidat”, tha Haradinaj për Klan Kosovën.
“Taksën e kemi konsideruar që e ka hequr në konferencë. Ai [Kurti] ka bërë gabim. Në vend se të hiqet në koordimin me SHBA’në, e ka menaxhuar shumë keq duke e dëmtuar raportin e Kosovës me SHBA-në”.
“Sot e kemi taksën e hequr dhe nuk kemi asnjë privilegj. Largimi i taksës është bërë nga Kurti në mënyrën më të keqe të mundshme. Në çdo rrethanë dihet që opozita e ka qëllim rrëzimin e Qeverisë dhe nuk kemi pas dilemë a t’i japim ose jo votën. Sidomos në kohën e fundit kur Kurti i ka injoruar kërkesat e opozitës. Prishja e raporteve me SHBA-në janë argumente të mjaftueshme për rrëzimin e Qeverisë”.
“Teksti për mocionin e rrëzimit të Qeverisë është i qartë, situata politike në Kosovë, raportet me SHBA’të, shkarkimi i Veliut, kërcënimet e SHBA-ve për tërheqjen e fondeve këto janë përmbajtja e tekstit, Në asnjë pikë të vetme nuk flitet për taksën. Por edhe sot kur po flasim për taksën, vlen të theksohet se në të njëjtën ditë kur e kemi dorëzuar mocionin, Qeveria Kurti ka propozuar heqjen e taksës”.
Haradinaj ka thënë se sa i përket çështjes se a ka kushte për mbajtjen e seancës, i takon kryesisë së Kuvendit që të vendosin për këtë gjë.
“Ka hapësira të tjera përveç sallës së Kuvendit ku mund të mbahet seanca, por kjo gjë i takon kryesisë të vendos. Ne nuk e kemi me nxitim këtë punë”.
Pacolli: Drejtësia vjen edhe kur rruga duket e gjatë dhe e e...
Kreshnik Ahmeti emërohet zëvendësministër i Punëve të Jashtm...
Sekuestrohet kokainë në një lokal në Kukës, arrestohet prona...
Milani merr vendim rreth të ardhmes së Luka Modricit
Sekuestrohen mbi 25 kg ari në Pejë, evidentohen shkelje të s...
Maqedonci diskuton bashkëpunimin ushtarak me Kroacinë dhe Sh...