Ambasadori i Kosovës në Kroaci, Gëzim Kasapolli, në një lidhje direkte në edicionin e lajmeve të emisionit të mëngjesit në Klan Kosova, ka thënë se vetëm qytetarët që kanë urgjenca mund të kthehen në Kosovë
“Kjo nuk është çështje dëshire por emergjente. Një numër i madh i qytetarëve është prekur. Ambasada është duke u munduar të bëjë një organizim për tu kthyer. Ministrja e Jashtme dhe Ambasada kanë një set të rregullave që duhet ti ndjekim. Ne kemi thënë që vetëm ata që kanë urgjenca mund të kthehen “.
Kasapolli theksoi se zgjatja e leje qëndrimeve është bërë konform situatës dhe rekomandimeve të Organizatës Botërore të Shëndetësisë.
“Ne iu kemi zgjatë leje qëndrimet sipas rekomandimit të Organiztës Botërore të Shëndetësisë. Të gjithë ata që kanë ardhur në Zagreb kanë ardhur me kontrata pune dhe kanë marrë paga. Askush nuk ka ardhur me rekomandim të Ambasadës, por me iniciativë vetanake. E di se Zagrebi është qytet i shtrenjtë “.
PDK demanton raportimet se i është ofruar posti i Presidenti...
11 gladiatorët dardanë që kërkojnë historinë në Sllovaki ...
Këta janë 11 luftëtarët kuqezi që kërkojnë historinë ndaj Po...
Haradinaj i jep ‘zemër’ lojtarëve të Kosovës para ndeshjes m...
Vijon lirimi i hapësirave nga makinat e vjetra- Rama: Pastro...
Turqia në epërsi ndaj Rumanisë