Njohësi i çështjeve të sigurisë në vend, Drizan Shala ka bërë të ditur se një pjesë e madhe e stacioneve policore kanë mbetur pa kompani të pastrimit, duke bërë kështu që të rrezikohet jeta e zyrtarëve policor dhe qytetarëve që mund të kërkojnë ndihmë nëpër këto stacione.
Po ashtu, Shala thotë se procesi i dezinfektimit të stationeve policore përfshirë Stationeve të rendit, Pikave kufitare , Stationeve të NJSO-ve/NJSI dhe NJRSH, duhet të përfundon sa më parë, sepse shumë stacione kanë mbetur pa dezinfektu dhe ky proces të ri-përsëritet çdo 24 orë për të garantu një mbrojtje stabile kundër Covid 19./arbresh.info
Postimi i plotë:
Apel Publik drejtuar u.d. Ministrit të MPBMAP. z.Xhelal.S
Sipas informacioneve nga terreni një pjesë e madhe e stationeve Policore kanë mbetur pa kompani pastruese dhe kjo mund të rrezikojë jeten e policeve dhe qytetareve që e frekuentojnë këto stacione për të kërku ndihmë.
Dhe procesi i dezinfektimit të stationeve policore ( Stationeve të rendit, Pikave kufitare , Stationeve të NJSO-ve/NJSI dhe NJRSH ) të përfundon sa me parë sepse shumë stacione kanë mbetur pa dezinfektu dhe ky proces të ri-përsëritet çdo 24 orë për të garantu një mbrojtje stabile kundër Covid 19.
Pra duke kontrolluar procesin e menaxhoni tërësinë.
Me respekt
Kuvendi mblidhet në orën 15:00, në rend dite ratifikimi i ma...
Avokati kryesor i Rexhep Selimit: Duhet të shpallet i pafajs...
Komisioni për Buxhet miraton buxhetin e vitit 2026, radha te...
Aksion i madh në Çarshinë e Gjatë në Pejë, cak argjendaritë
Mbrojtja e Selimit: Selimi duhet të shpallet i pafajshëm, kë...
Mblidhet Komisioni për Integrime, shqyrton marrëveshjet ndër...