Rajoni gjerman i Bade-Vurtembergut, në kufi me Francën, është i gatshëm të presë pacientë francez, të prekur me Covid-19 që kanë nevojë për një asistencë respiratore, theksoi sot një zëdhënës i Ministrisë Shëndetësore lokale.
“Ministria u ka kërkuar të gjitha spitaleve të Landit të presin pacientët, të cilët kanë nevojë për një asistencë respiratore, që vijnë nga rajoni transkufitar mes Francës dhe Gjermanisë, në kuadër të kapaciteteve ekzistuese”, sipas zëdhënësit, që konfirmoi një informacion të gazetës locale “Schwäbische Zeitung”.
Spitalet e Alsaces, rajon kufitar francez i goditur nga pandemia, kanë mbërritur në limitin e kapaciteteve përsa i përket personave të prekur shumë rendë nga virusi, që po përhapet me shpejtësi në Europë./ts/
Rama reagon ndaj Iranit për protestat në Zvërnec
Aktakuzë ndaj 6 personave në veri
Votimi me postë: KQZ ka aprovuar mbi 7 mijë pako me fletëvot...
Gjermania, Franca dhe shtetet e Beneluksit propozojnë të dre...
Përfundon procesi i numërimit dhe verifikimit të votave në 1...
Aksident i rëndë në Korçë–Bilisht