Me urdhër të Qeverisë së Kosovës janë pezulluar të gjitha tubimet publike. Po ashtu edhe në vendet e kultit.
Dje ishte e pretonte. Siç e ka zakoni islam, ketë ditë bëhet falja e xhumaja. Andaj, disa persona organizuan faljen e gjumash në lagjen “Arbëria” në Gjilan.
I menjëhershëm ka qenë reagimi i policisë së Kosovës për të venë në vend vendimin e qeverisë për shmangien e tubimeve publik.
Me këtë rast, policia arrestoi disa persona, por më pas i liroj përsëri.
“Lagjja Arbëria, Gjilan 20.03.2020-11:30-13:00. Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë të cilët në një shtëpi kishin organizuar faljen e namazit. Të dyshuarit pas intervistimit me urdhër të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e policisë së Kosovës.
Gjesti i madh i Yildiz: Ylli turk harroi festën dhe vrapoi p...
Trump: Po ecim shkëlqyeshëm në luftën me Iranin, konfliktit ...
Studentët serb protestojnë dhe përballën me policinë
Masat policore ndaj shoferëve që përdorën telefonin gjatë ng...
51 aksidente trafiku në 24 orët e fundit, mbi 1 mijë 700 tik...
Kurti i pikëlluar nga humbja e ‘Dardanëve’: Jemi shumë afër ...