Zyra e zv.Presidentit amerikan, Mike Pence, ka konfirmuar se një nga anëtarët e stafit të tij rezultoi pozitiv me koronavirus.
“Këtë mbrëmje u njoftuam që një anëtar i Zyrës së Zëvendës Presidentit testoi pozitiv për koronavirusin,” thuhet në deklaratën e lëshuar nga zyrja, transmeton portal arbresh.info
LEXO EDHE: Ekspertët kinezë paralajmërojnë për simptoma të reja nga COVID-19
Në deklaratë thuhet se as Presidenti Donald Trump dhe as Mike Pence nuk kanë pasur kontakte të ngushta me personin në fjalë.
SHBA-të janë duke u përballur me një numër të madh të infektuarish me Covid-19, ndërsa masat e rrepta janë marrë për mbylljen e shkollave, bareve dhe tubimeve me më shumë se 10 njerëz./arbresh.info/
Kurti: Do të bisedojmë, takojmë e bashkëpunojmë me të gjitha...
Konjufca në tubimin e VV-së: Urime Qeveria Kurti 4
Vjosa Osmani: VV-ja s’ka asnjë arsye që ta refuzojë emrin ti...
Përfundon numërimi i votave në Prishtinë, LVV 48,90 %, LDK 2...
Haradinaj: Kur sovrani flet, të tjerët heshtin
Një 18-vjeçar vritet në Gjakovë, dy të tjerë të lënduar