Presidneti rus, Vladimir Putin nuk është testuar për koronavirus dhe nuk ka nevojë t’i nënshtrohet një testi të tillë, sepse është i shëndetshëm dhe nuk ka simptoma, thotë Kremlini.
Rusia ka raportuar 199 raste me koronavirus deri më tani, më pas se shumë vende tjera të Europës, transmeton portal arbresh.info
LEXO EDHE: Koronavirusi, një vitamin C kushton 8 euro
Megjithatë, shifrat janë rritur ndjeshëm dhe një person i infektuar ka vdekur si pasojë e infeksionit.
Përmes një konference për media, zëdhënsi i Kremlinit, Dmitry Peskov, para gazetarëve tha se Putini është në gjendje shumë të mirë shëndetësore.
“Falë Zotit, ai gjithmonë ndjehet i shkëlqyeshëm,” tha Peskov kur u pyet nëse Putini kishte kaluar një provë.
Peskov tha në fillim të kësaj jave se ai ishte testuar së bashku me të gjithë zyrtarët e lartë të Kremlinit./arbresh.info/
Universiteti i Tiranës: E drejta për t’u arsimuar dhe për t’...
Irani refuzon armëpushimin e ShBA-së
Arteta “çmend” Arsenalin: stërvitje me stilolapsa para ndesh...
Qeveria ashpërson masat për ndotjen, Shqipëria drejt standar...
Izraeli godet impiantin më të madh të Iranit, tensione para ...
Tensione në ndeshjen Rilindja 1974 – Trepça, u desh ndërhyrj...