Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ka njoftuar autoritetet e Maqedonisë së Veriut se vendet anëtare të NATO-s kanë përfunduar me ratifikimin e Protokollit për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO dhe Maqedonia e Veriut duhet të dërgojë dokumentin e ratifikuar.
“Sot, do të dërgojmë dokumentin tonë të ratifikimit në Uashington. Javën e ardhshme do të dorëzohen në Uashington dhe me këtë, Maqedonia e Veriut do të jetë vendi i 30-të i NATO-s. Është moment i madh historik. Është përmbushur qëllimi strategjik për stabilitet të shtetit dhe për siguri të qytarëve”, shkroi kryeministri teknik, Oliver Spasovski, njofton Telegrafi Maqedoni.
Ndryshe, Maqedonia pas arritjes së Marrëveshjes së Prespës bëri që Greqia të heqë dorë nga vetoja e tyre dhe hapi dyert për anëtarësim në NATO dhe BE.

Kuba ndërmerr masa ekstreme për të përballuar mungesën total...
Ambasada e Kosovës në SHBA do hap dyert për bashkatdhetarët ...
Prehet torta në dasmën e Klodit dhe Elijonës
Zyrtare: Liria ndan rrugët me Liridon Lecin
Tërmet në Kosovë, ja ku ishte epiqendra
Vetura përplaset me kalin në Lushnje, plagoset një person, n...