Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Haxhi Avdyli, ka sqaruar vendimin e tij për të mos e votuar mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë Kurti.
“Nuk është dashur që ne t’i shkaktojmë shqetësim qytetarëve tanë, përkundër të gjitha problemeve që i kanë”, ka thënë Avdyli në T7.
Ai ka thënë se nuk e mbështet mocionin për rrëzimin e qeverisë, pasi një gjë e tillë i hap rrugën kthimit të Partisë Demokratike të Kosovës në pushtet.
“Nuk e kam nënshkruar mocionin, nuk e votoj qeverinë e ardhshme me PAN’in”, ka deklaruar Avdyli.
“Qeveria e ardhshme do të jetë LDK-PDK, për këtë ne nuk e kemi marrë mandatin”, ka deklaruar Avdyli.
“Herën e kaluar ju kemi thënë se s’bëjmë koalicion me PDK’në, tash do t’i themi po bëjmë…”, ka shtuar ai.
Sulme dhe kundërsulme: Irani dhe ShBA shkëmbejnë goditje në ...
E shtunë me diell dhe vranësira
Sot votohet në përfaqësitë diplomatike të Kosovës në 18 shte...
Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...