Mijëra studentë kanë marrë pjesë në festën e “Spring Break” në Miami duke u mburrur dhe shprehur se ata duan të shijojnë jetën, pavarësisht paralajmërimeve se ata që nuk i zbatojnë rregullat e vëna nga qeveria për koronavirusin do ndiqen penalisht.
Ata u mblodhën nëpër bare dhe restorante përgjatë bregdetit pavarësisht kufizimeve, duke injoruar këshillat e autoriteteve shëndetësore.
Ata ishin këmbëngulës që do të vazhdojnë të festojnë, pavarësisht se veprimet e tyre mund të rrezikonin të përhapnin infeksionin.
Një i ri, Bradley Sluder i tha CBS: ‘Nëse marr koronë, unë pi korona. Në fund të ditës nuk do ta lejoj të më ndalojë. ‘
Videot e postuara në mediat sociale kanë treguar se rinjtë po argëtohen me Shisha dhe kokteje ekstravagante.
Zyrtarët shëndetësorë gjithashtu kanë këshilluar të gjithë të praktikojnë distancën sociale, duke qëndruar të paktën gjashtë metra larg njerëzve të tjerë. Sidoqoftë, ata që shijojnë pushimin e pranverës nuk i pranojnë rekomandimet megjithëse janë një kërcënim për shëndetin publik.
Zyrtarët në plazhin e Miami kanë mbyllur lokale dhe bare për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.
SPAK nënshkruan pesë memorandume mirëkuptimi me vendet e Ame...
KQZ: Deri tani 63,997 votues nga diaspora janë regjistruar p...
FIFA nderon Trumpin me Çmimin e Paqes: Lidershipi i tij gara...
Publikohet marrëveshja në letër e Vetëvendosjes me tri parti...
Obiliq: Arrestohet një person për vjedhje të rëndë në pompë ...
KFOR-i forcon aktivitetet në mbështetje të sigurisë në të gj...