Dy këngëtarët e njohura shqiptare, Enca Haxhia dhe Rina Balaj kanë bërë të ditur se po vijnë me një projekt të përbashkët muzikor.
Enca është lidhur ‘live’ me fansat e saj, duke bashkëbiseduar nga shtëpia me ta, ndërsa gjatë bisedës ajo hyri ‘live’ me Rina Balajn, ndërsa pyetjt e shumta të fansave të tyre ishin se kur do të shohim një bashkëpunim mes tyre, shkruan portali arbresh.info

Që të dyja nuk dhanë një përgjigje të saktë lidhur me këtë pyetje por lanë të kuptojnë që në një të ardhme të afërt mund t’i shohim bashkë në një duet.
“Le të kryhet koronavirusi njëherë”, thanë dy këngëtaret., ndërsa me humor e thonin se në këtë kohë do ta quanin “bashkpunimovirusi”.
Ndryshe, të dy artistët janë të angazhuara me koncerte dhe projekte të reja muzikore./arbresh.info/
Dita e Pavarësisë – ky është plani i veçantë operativ i poli...
FSK bën homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” për 18...
Mesazh i ri kundër Gjykatës Speciale: 5000 emblema të UÇK-së...
Kurti sot merr pjesë në Konferencën e Dytë Shkencore Ndërkom...
Hovenier: Kosova nuk është më në tranzicion, duhet të përmbu...
18-vjetori i Pavarësisë, Marco Rubio: SHBA e palëkundur në m...