Sekretari i LDK-së, Arban Abrashi ka deklaruar për media se LDK do t’i bëjë të qartë Shteteve të Bashkuara të Amerikës se nuk është pjesë e një qeverie që po cilësohet, sipas tij, si anti amerikane.
Ai tha se nuk është e nevojshme të shkoj vendi në zgjedhje por do të gjejmë një zgjidhje duke përmendur një qeveri me Unitet.
“Shpresojmë se nuk do të ketë nevojë të shkojmë ne zgjedhje duhet të gjendet një zgjidhje kreative. Duhet të propozohet ndonjë zgjidhje, duhet të diskutojmë me strukturat tona, është përmendur edhe Qeveria e Unitetit, por do të diskutohet edhe ajo”.
Ai thotë se nuk është dëshirë e LDK të të rrëzoj qeverinë por, Kurti ka bërë shkelje të marrëveshjes.
“Është dashtë të veprohet kështu, nuk ka qenë vendim i bërë me dëshirë. Në kohë të vështira na duhet partnerët prandaj ka ardh deri të ky mocion që ka ardh si pasojë e shkeljes së marrëveshjes mes dy partive”, tha ai.
“Presioni për tarifën, pandemia dhe dialogu që që e pret vendin në të ardhmen. Kanë biseduar edhe për mocionin që do ta paraqesë LDK në orët në vijim, të dy takimet patën shprehje pozitive që do të përkrahin këtë mocion. Me PDK-në nuk kemi pasur asnjë kontakt, as s’besoj se do të kemi.
Ai tha se nuk presin që të largohet askush nga LDK./arbresh.info/
Leonora shpërthen ndaj Dolces: Më shumë zë ti meshkuj aty se...
Gjendet 17-vjeçari i raportuar i humbur në Gjilan, është gje...
Alba kërkon të largohet nga Big Brother
Rama paralajmëron mbylljen e RTSH-së: Çdo opsion është në tr...
Bjellorusia miraton rregulloren e “bankës së kriptomonedhave...
KEK-u konfirmon daljen e A3-shit nga prodhimi, thotë se ësht...