Sot, kryetari i Ferizajt, Agim Aliu takoi drejtues të ndërmarrjeve publike në Ferizaj.Arsye e takimit ishte diskutimi e veprimet konkrete mbi gjendjen përkitazi me situatën emergjente dhe masave mbrojtëse kundër përhapjes së virusit corona.
Shefi i operativës në Kompaninë e Ujit dhe Kanalizimit “Bifurkacioni”, Valdet Syla njoftoi se aktualisht po prodhohet e përpunohet me kapacitet të plotë prej 200 litra në sekondë, sasi e mjaftueshme kjo e ujit për të furnizuar gjithë ekonomitë familjare e të tjera në Ferizaj.
Gjithashtu kryeshefi i KRM “Pastërtia” raportoi mbi gjendjen e pastërtisë në nivel lokal, siç edhe pohoi kryeshefi i NPL “Ambienti”, Faruk Hyseni.
Ata thanë se po operojnë me kapacitete të plota që shërbimet për qytetarët mos të mungojnë.
Sfidat e ndërmarrjeve janë kryesisht të natyrës financiare, për faktin se edhe është ndërprerë inkasimi, me vendim të Qeverisë së Republikës së Kosovës.Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu falënderoi të gjithë drejtuesit e ndërmarrjeve publike e punonjësit e tyre për shërbimet me kapacitete të plota në këto kushte emergjente.
Ademi: Shorti nuk është i lehtë, por mund t’ia dalim në këtë...
Policia sekuestron armë dhe drogë në Mitrovicë
Portugali/ Parlamenti miraton kufizime për aksesin e fëmijëv...
Lëkundje tërmeti në Vlorë
Prokuroria nisi hetime për drejtorin e shkollës “Pavarësia” ...
Foda pas shortit: Qëllimi ynë është të arrijmë vendin e dytë