Barcelona është përgatitur ta ofrojë mesfushorin, Arturo Vidal në marrëveshje për transferimin e sulmuesit, Lautaro Martinez nga Inter.
Sipas Diario Sport, kiliani mund të jetë çëlesi që klubi katalunas ta sjellë argjentinasin në “Camp Nou”, transmeton portali arbresh.info.

Vidal vlera e të cilit është 15-20 milionë euro ka qenë shartues vetëm në 13 ndeshje në të gjitha garat dhe pavarësisht që ka shënuar gjashtë gola dëshiron të luajë më shumë.
Ndërsa, raportimet e Mundo Deportivo thonë se muajin e kaluar ka pas ‘luftë’ mes Real Madrid e Barcelona për transferimin e Martinez.

Argjentinasi ka shënuar 16 gola dhe ka kontribuar me 31 paraqitje në të gjitha garat për “Neurazurët”.
Kontrata momentale me gjigantin nga “San Siro” i skadon në verë të vitit 2023./arbresh.info.
Dy persona dënohen me burg, pas shantazhit ndaj Heung-min So...
Rrëfehet ambasadori Christopher Hill: Pse vendosa të dëshmoj...
Dolce rikthehet në “Big Brother VIP Kosova” pas 10 ditësh në...
Man United me fitore të jashtëzakonshme ndaj Wolvesit
Trafiku Urban kompenson ditët e humbura të grevës
BE-ja gjobiti platformën X me 120 milionë euro, reagon Trump...