Turqia sot shpalosi një paketë lehtësuese në vlerë prej 100 miliardë lirash turke (15,4 miliardë dollarë) për të kufizuar pasojat ekonomike nga koronavirusi i ri (COVID-19), raporton AA.
Sot pas një takimi qeveritar në Ankara, presidenti Recep Tayyip Erdoğan njoftoi paketën, e cila përfshin shtyrjen e afatit të pagesës së borxheve dhe uljen e taksave nëpër sektorë të ndryshëm.
“Tatimi i vlerës së shtuar (TVSH) në fluturimet ajrore vendase është ulur në 1 për qind nga 18 për qind për një periudhë prej tre muajsh”, tha Erdoğan.
Po ashtu, pagesa e kredisë për firmat që po përballen me ndërprerje të rrjedhjes së parave për shkak të koronavirusit do të shtyhen për tre muaj, shtoi ai.

“Ne do të ofrojmë mbështetje shtesë për ato kompani kur të jetë e nevojshme”, tha presidenti turk.
Në mënyrë që të ruhen nivelet e shfrytëzimit të kapaciteteve, qeveria ka vendosur të zgjasë mbështetjen financiare për eksportuesit, shtoi Erdoğan.
Në kuadër të paketës, vendi gjithashtu dyfishoi limitin e fondit të garancisë së kredisë në 50 miliardë lira turke (7,7 miliardë dollarë), nga 25 miliardë lira (3,35 miliardë dollarë).
Ai u kërkoi punëdhënësve që të inkurajojnë modelet fleksibile dhe të punës nga distanca për të frenuar përhapjen e virusit.
Që nga shpërthimi në Ëuhan të Kinës dhjetorin e kaluar, sëmundja, e njohur si COVID-19, ka shkaktuar mijëra të vdekur në mbarë globin.
Organizata Botërore e Shëndetësisë e ka shpallur sëmundjen pandemi globale.
Haxhiu njofton për vdekjen e babait të saj: Mbështetësi im m...
Moti në Shqipëri
Pamje kur astronautët e misionit Artemis 2 zbarkojnë në Tokë
Para takimit në Pakistan, Trump rrit tonet ndaj Iranit
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Mot të ndryshueshëm me periudha shiu