Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci ka thënë se partia e tij është e gatshme për zgjedhje.
Ai përmes një postimi në Facebook, tha se Agim Veliu, kur e ka pranuar postin e ministrit, është dashur ta dijë se eprori i tij është Albin Kurti, i pëlqeu kjo apo jo
“Vet pranimi i postit të ministrit nga Agim Veliu në muajin shkurt, ka nënkuptuar se ai do ta ketë shef Albin Kurtin, i pëlqeu apo nuk i pëlqeu. Veprimet e Veliut në koalicionin qeverisës, ishin gjithnjë në kundërshtim me hierarkinë qeverisëse. Nuk mund ta kesh shef Albin Kurtin, e të veprosh nën urdhrat e dikujt tjetër, që nuk i takon koalicionit qeverisës, madje Veliu ishte kundërshtari më i madh edhe i koalicionit VV-LDK”, ka shkruar Bajqinovci.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pasditen e sotme e ka shkarkuar Agim Veliun nga pozita e Ministrit të Brendshëm./arbresh.info
Postimi i plotë:
Ekspozita e kontestuar: Pos Masakrës së Dubravës, pasaktësi ...
Pjetër Shala kërkon zgjatje afati te Specialja
Lirohen katër shqiptarët e arrestuar në Serbi
Skandali me masakrën e Dubravës, Rama ia pezullon lejen eksp...
Kushtetuesja rrëzon kërkesën e PDK-së për pezullimin e liber...
‘‘Respekto rregullat, ruaj jetën’’, Policia realizon fushatë...