Sulmuesi brazilian i Barcelonës, Neymar ka shkëlqyer në fitoren e skuadrës së tij kundër Rayo Vallencanos.
Neymar ka qenë hero i fitores së katalonasve, duke shënuar katër gola në fitoren e skuadrës së tij kundër Vallenacos, me rezultat 5-2, të dielën në “Camp Nou”, në kuadër të javës së tetë të La Ligës.
Ish-ylli i Santosit shënoi katër gola në minutën e 22-të, 32-të, 69-të dhe 70-të, kurse, një gol për “Blaugranat” e realizoi Luis Suarez në minutën e 77-të, ndërsa për mysafirët shënuan Guerra (15’) dhe Jozabet (66’).
Pas kësaj fitore, Barcelona arrin në kuotën e 18 pikëve, aq sa ka edhe Real Madridi që kryeson tabelën, kurse Vallecano zë vendin e 16-të më vetëm shtatë pikë.
Informacion tepër i rëndësishëm për tifozët kuqezinj, që do ...
Meta ofron garanci për lirimin nga paraburgimi, GJKKO rrëzon...
Dogana e Kosovës ndër 10 vendet më të suksesshme në operacio...
Siguria ushqimore, Kosova drejt standardeve të BE-së me vetë...
Shea: Serbia po përdor taktika hibride, detyrë kryesore e NA...
Osmani bën homazhe për ushtarët e rënë të NATO-s: Mirënjohje...