Sulmuesi i AS Moncaos, Wissam Ben Yedder ka zbuluar se Barcelona kishte interesim për të gjatë afatit të janarit.
Pasi u lënduar Ousmane Dembele, Barcelonës iu dha e drejta për të transferuar një lojtar dhe në listën e tyre ishte Ben Yedder, i cili i refuzoi dy herë, transmeton portali arbresh.info.
Këtë e ka konfirmuar edhe francezi i cili për Onze Mundial tha se Barcelona është duke e kërkuar që një kohë të gjatë.

“Mund të transferohesha te Barcelona më herët. Me kërkuan disa herë. E njëjta gjë ndodhi edhe në dimër, por në fund nuk u arrit marrëveshja”.
“Interesimi i tyre me tregon se jam në rrugën e duhur. Por, pavarësisht interesimit, jam i fokusuar në përformancat e mia me Monacon”, theksoi Ben Yedder.
Kujotjmë se në pozitën e Dembele, Barcelona transferoi sulmuesin e Leganes, Martin Braithwaite.
Rama: Pranojmë që SHBA të nisë operacione ushtarake nga Shqi...
Deputeti i LVV: Opozita mezi po e presin 28 prillin, për ta ...
Geci me gjuhë vulgare fyen PDK-në dhe LVV-në, përmend Thaçin...
Ministrja Pacolli fton shoqërinë civile të monitorojë proces...
Arrestohet një person i kërkuar me urdhërarrest ndërkombëtar
Trepça e fiton gjysmëfinalen e parë ndaj Pejës