Ministri i Brendshëm i Kosovës, Agim Veliu ka reaguar pas vendimit të kryeministrit të vendit, Albin Kurtit për shkarkimin e tij nga pozita e ministrit.
Veliu në një përgjigje për arbresh.info ka thënë se nuk ka qenë në dijeni për shkarkimin e tij dhe këtë lajm e ka marrë përmes mediave.
“Jo nuk kam qenë në dijen dhe njoftimin e kam marrë nga mediat”, tha ai
I pyetur se si do të jetë qëndrimi i tij rreth këtij vendimi ai tha se deri të marr njoftimin zyrtar nuk e di ende.
“Të shoh kur të marr vendimin të shoh”, tha shkurt ai.
Kujtojmë se sot Kryeministri Albin Kurti ka njoftuar opinionin për shkarkimin e ministrit Agim Veliu.
Zyra e kryeministrit të Kosovës, përmes një kumtese për media, thotë se mbrëmë vonë, pas mesnate, Ministri i Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, Agim Veliu, është deklaruar kundër qëndrimit të Kryeministrit të Republikës së Kosovës mbi shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme.
“Në këto rrethana jam i detyruar të veproj, andaj edhe kam vendosur të shkarkoj z. Veliu nga detyra e Ministrit të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike. Unë kam njoftuar Kryetarin e LDK-së, Isa Mustafa, për vendimin që kam marrë dhe po ashtu kam kërkuar prej tij që sa më shpejtë të ma dërgojë emrin e ministrit të ri”, thuhet në deklaratën e Kurtit./arbresh.info/ Mira Avidmetaj/
Zyrtari amerikan: Lufta me Iranin mund të përfundojë brenda ...
“Vuçiqi do t’i menaxhojë serbët e Kosovës nga nj...
Liverpool – Tottenham, publikohen formacionet zyrtare
Pas arrestimit të Gjestit, vjen reagimi nga pronari i “...
Vushtrria e pandalshme, Dinamo shfrytëzon gabimet e rivalëve...
Sherr me thikë në Durrës, plagoset në këmbë 26-vjeçari