Barcelona është duke u munduar të transferojë dy yjet, Neymar Junior nga PSG dhe Lautaro Martinez nga Inter.
PSG është e gatshme ta shesë Neymar dhe i ka ulur çmimin në 150 milionë euro, kurse Inter për Martinez kërkon t’i paguhet klauzola e cila është 111 milionë euro, transmeton portali arbresh.info.
Sipas Mundo Deportivo, bordi i Barcelonës ka bërë bisedime dhe thuhet se vendimi përfundimtar është që gjatë verës t’i transferojnë të dy lojtarët.

Barcelona ka planifikuar të shesë Antoine Griezmann dhe Ousmane Dembele që ende nuk kanë gjetur formën dhe t’i zëvendësojë me argjentinasin dhe brazilianin.
Pos këtyre dy sulmuesve Barcelona ka interesim për mesfushorin, Fabian Ruiz që e shohin si zëvendësuesi adekuat i Arturo Vidal që pritet të largohet në verë./arbresh.info.
Trump pas rrëzimit të avionëve në Iran: Jemi në luftë, kjo n...
E dhimbshme: Ky është 44-vjeçari që vdiq pasi ra nga objekti...
Afganistani goditet nga tërmeti, tetë të vdekur
Osmani sot ia dorëzon detyrën kryeparlamentares Haxhiu
Parashikimi i motit për të shtunën
Ylli fiton ndeshjen dramatike ndaj Borës dhe forcon pozitën ...