Në Turqi janë arrestuar 19 persona për shkak të postimeve të pabaza dhe provokuese mbi koronavirusin.
Postimet e të arrestuarve janë bërë në mediat sociale dhe më shumë kishin të bënin me kritikën që po i bëhet qeverisë në raport me situatën e krijuar, transmeton portal arbresh.info
Qeveria ka indentifikuar edhe 93 persona si të dyshuar, të cilët sipas tyre kanë postuar duke kritikuar zyrtarët dhe kanë përhapur panik dhe frikë, ka theksuar në një deklaratë ministria e brendshme e vendit.
LEXO EDHE: Turqia konfirmon vdekjen e parë nga koronavirusi
Turqia ka marrë masa të rrepta në lidhje me shfaqjen e koronavirusit, pasi ka mbyllur kafenetë, vendet sportive dhe ka ndërprerë lutjet masive në xhami.
Numri i personave të konfirmuar me koronavirus në Turqi është 47./arbresh.info/
Mot i ftohtë dhe i paqëndrueshëm nesër
Gjendet i vdekur 25-vjeçari shqiptar afër veturës së tij, ni...
Ukraina sulmon një fabrikë ruse raketash
Osasuna e befason Real Madrid
Tarifat e Trump, Merz: Do të shkoj në Washington me një qënd...
FSK-ja krah NATO-s, në stërvitjen “Dynamic Front”