Ministri i Shëndetësisë Arben Vitia priti në takim sot ambasadoren e Republikës së Francës në Kosovë, Marie-Christine Butel.
Gjatë këtij takimi miqësor, ministri Vitia e njoftoi ambasadoren lidhur me masat e ndërmarra nga Qeveria e Kosovës për të mbrojtur shëndetin e popullatës nga Koronavirusi Covid – 19, thuhet në njoftimin e kësaj ministrie.
“Ky është një problem sfidues edhe për shtetet më të zhvilluara, ndërsa konsideroj se si shtet i ri kemi ndërmarrë veprimet e duhura përmes masave emergjente. Nga 16 personat e prekur me Koronavirus, shumica prej tyre janë familjarë të rasteve të shfaqura në fillim dhe kjo është zbuluar falë praktikës së gjurmimit të kontakteve të tyre”, ka deklaruar gjatë takimit ministri Vitia.
Ai, po ashtu, e ka informuar ambasadoren franceze se një sfidë në vete kanë qenë edhe rezervat të cilat janë gjetur në Ministrinë e Shëndetësisë, situatë kjo që ka imponuar një intervenim të menjëhershëm për të kërkuar asistencë edhe nga organizatat dhe institucionet ndërkombëtare, për një përgjigje sa më adekuate ndaj situatës rreth Covid-19.
Ministri Vitia, gjithashtu, e njoftoi ambasadoren znj.Marie-Christine Butel se janë zhvilluar edhe takime me përfaqësues të spitaleve private, shoqatave dhe organizatave të komunitetit mjekësor dhe farmaceutik për të qenë të koordinuar lidhur me situatën me koronavirusin.
Në anën tjetër, ambasadorja franceze e falënderoi Ministrin Vitia për të gjitha këto informata që, sipas saj, kanë ndikuar që Kosova të jetë më e mbrojtur nga virusi i Covid -19./Arbresh.info

Fejohet vajza e Jakup Krasniqit, kërkesa e dorës u bë te bab...
A ishte Uran Ismaili faktori kyç që nuk u pranua Fatmir Lima...
Kjo është gjendja shëndetësore e policit të plagosur në Shqi...
Parashikimi i motit për të martën
Arsenali me fitore minimale, titulli i Ligës Premier më afër...
Masakër në Turqi/ 17-vjeçari hyn në restorant dhe vret me ar...