Ish kryeministri italian Silvio Berluskoni ka vendosur të vërë në dispozicion të rajonit të Lombardisë, përmes një donacioni, shumën prej 10 milion eurosh, të nevojshme për krijimin e repartit të 400 njësive të kujdesit intensiv në panairin e Milanos (ose për raste të tjera emergjente), shkruan tgcom24.
Ky njoftim u dha partia e tij Forza Italia;
”Edhe një herë dhe nga thellësia e zemrës sime, unë nuk mund të mos dërgoj një falënderim të zjarrtë dhe të përzemërt për heronjtë civilë, ne kemi kërkuar nga qeveria t’u ofrojë atyre një mbështetje shumë më të lartë si një shpërblim për jashtë orarit që ata po bëjnë”, shkruan Berluskoni në Twitter.
Italia është vendi më i prekur në Evropë nga Covid-19 dhe regjistron 2,158 viktima dhe 27,980 të infektuar.

Sekretari i PDK-së në Malishevë: Fatmir Limaj duhet të rikth...
Bedri Hamza: PDK është gati për zgjedhjet e 28 dhjetorit
Vizitë në terren/ Kurti dhe Çeku inspektojnë projektet kapit...
Zelensky: Sulme të reja ruse në infrastrukturën civile
Vrasja e biznesmenit në Elbasan, Gjykata lë në burg të arres...
Policia e Shtetit sekuestron qindra fishekzjarrë në Tiranë