Të gjithë të prekurit me koronavirus Covid-19 janë në gjendje stabile shëndetësore. 10 nga 16 të infektuarit po trajtohen në Klinikën Infektive të QKUK’së.
Detaje për gjendjen e tyre shëndetësore ka dhënë infektologu, Valbon Krasniqi.
“Mund të ju thëm se gjenja e tyre shëndetësore për momentin është stabile, me përjashtim të pacientit të moshuar nga Vitia që është pak më e rënduar, i cili ka nevojë herë pas here për oksigjenoterapi, por edhe gjendja e tij shëndetësore për momentin është stabile. Për momentin kemi 10 pacientë të shtrirë në Klinikë të konfirmuar me COVID-19 , tha Krasniqi.
Ndërkaq, sipas Insitutit Kombëtar të Shëndetit Publik në Kosovë ka shkaur në 16 numri i të prekurve me koronavirus. Rasti i fundit, ka qenë mbrëmë, ku një vajzë e cila kishte ardhur nga londa ka rezultuar si pozitive e prekur me koronavirus.
IKSHP dhe Ministria e Shëndetësisë, vazhdimisht janë duke bërë thirrje qytetarëve t’i respektojnë rekomandimet e MSH-së dhe IKPSHK-së. Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë, ka lutur qytetarët të qëndrojnë në shtëpi dhe të kujdesen për higjienën.
Tensione në Hormuz, Irani paralajmëron forcat e huaja të lar...
Top 10 kombëtaret më të vlefshme në Kupën e Botës
Nis projekti për modernizimin e rrugës Arllat–Malishevë, nda...
E kryer, Vedat Muriqi i bashkohet Fenerbahçes
Rama mbron projektet në Sazan dhe Zvërnec: Patriotizmi nuk m...
E konfirmon Benfica, Mourinho rikthehet tek Real Madridi