Kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi nënshkruan vendimin për reduktimin e stafit të Komunës së Rahovecit
Pas vendimit të fundit të Qeverisë së Republikës së Kosovës, për reduktimin e zyrtarëve nëpër institucione, kryetari i komunës Smajl Latifi, ka mbajtur sot mbledhje të jashtëzakonshme me drejtorët, dhe si Shef i shtabit lokal emergjent, duke u mbështetur në vendimin e Qeverisë Nr/08 Pika nr.9, ka marrë këtë vendim:
Reduktohet stafi i zyrtarëve komunal në të gjithë sektorët përveç: personelit shëndetësor dhe Inspektoriatit komunal, si masë preventive ndaj infeksionit Corona Virus(COVID -19).
Për çdo plotësim apo ndryshim të këtij vendimi zyrtarët komunal do të njoftohen me kohë.
Frikë jo, të shtojmë më shumë kujdesin!/arbresh.info/

E shtunë me diell dhe vranësira
Sot votohet në përfaqësitë diplomatike të Kosovës në 18 shte...
Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...
Çeku dhe Bogujevci presin finalistët e Olimpiadës Kosovë–Shq...