Starti i Formula 1 planifikohej të bëhej gjatë kësaj jave, por gjithçka u shty si pasojë e koronavirusit.
Pandemia Covid-19 që po kërcënon gjithë botën ka bërë që edhe starti i F1 të shtyhet për kohë të pacaktuar.
Gara e Grand Prix Australia pritej të zhvillohej këtë javë, por infektimi me koronavirus i pilotit të McLaren bëri që gjithë skuadra të shkonte në karantinë.
Kështu, u vendos që Grand Prixi të shtyhej. Por, kur do të fillojë kampionati i F1?
‘Autosport’ shkruan se kampionati i Formula 1 mund të fillojë aq vonë sa në qershor, transmeton lajmi.net.
Gjithashtu do të ketë një riorganizim të kalendarit të garave, ku edhe planifikohet të lihet një vend për garën e Melbourne që u shty këtë javë.
Mbetet të shihet se cilat do të jenë vendimet e FIA dhe F1.
Takimi me Ramën në Athinë, Mitsotakis: Greqia mbështet Shqip...
Irani sekuestron dy anije mallrash në ngushticën e Hormuzit
Ferizaj – Llapi, formacionet zyrtare
Kërkohet paraburgim për gruan që dyshohet ia vodhi rreth 180...
Skandal në Itali: Dyshohet për rrjet prostitucioni – përmend...
Pezullohet fluturimi Prishtinë – Jeddah