Ambasada e Republikës së Kosovës në Austri njofton të gjithë shtetasit e Republikës së Kosovës se për shkak të ngritjes së nivelit të rrezikshmërisë nga Covid-19 në të gjitha vendet, do të ofrojë shërbime vetëm për raste emergjente, në rast fatkeqësive apo të humbjes së dokumenteve.
Më poshtë njoftimi i tyre i plotë:
“Të nderuar bashkatdhetarë, qytetarë dhe shtetas te Republikës së Kosovës në Austri,
Duke respektuar masat e marra ne Austri në parandalimin dhe rrezikun e përhapjes së Corona Virus Covid-19, ju informojmë që Ambasada gjegjësisht shërbimi konsullor në Vjenë do jetë i hapur vetëm për raste emergjente dhe nuk do të mund të ofrojnë shërbime të rregullta konsullore deri më datë 27.03.2020. Për çdo aktualitet do t’ ju mbajmë të informuar!
Në raste emergjente ju lutem të na kontaktoni në:
Tel: +43 6642233409.
Arrestohet në Prishtinë i kërkuari nga Gjermania për vrasje ...
Kurti ftohet në Shtëpinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës...
Trump e thotë përsëri: Duhet ta kemi Grenlandën
54 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
Breshëria e raketave ruse lë pa ngrohje mbi 5,600 ndërtesa n...
Labi i vetëm në oborr, shihet i përlotur