Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Rita Ora, mori gjithë vëmendjen teksa hapi shfaqjen gjigante “Sport Relief 2020”, të premten.
29-vjeçarja, dukej mahnitëse në një kostum të bardhë teksa performoi këngën e saj më të re “How To Be Lonely”, shkruan DailyMail transmeton portali arbresh.info
Rita realizoi një performancë magjike të përcjellur nga një grup valltarësh. Bukuroshja shqiptare kishte veshur një kostum të bardhë me kësulë në kokë, duke vënë në pah pak nga flokët e saj.


Krijuesja e hitit “Anywhere” ishte në elementin e saj ndërsa performonte para turmës ndërsa valltarët e saj mbështetës, të cilët ishin gjithashtu të veshur me kostume të bardha, u zvarritën rreth saj teksa ajo pushtonte skenën e Media City në Salford, Manchester.
Ndryshe, kënga “How to be lonely” u punua nga kolegu i saj, këngëtari dhe producenti Lewis Capaldi dhe interpretimi i saj në “Sport Relief 2020” është performanca e parë live e projektit të saj më të ri. /arbresh.info/
Parma ‘i bën nder’ Interit, mposht Milanin në ‘San Siro’
Rama: TRAM-i elektrik financohet nga sektori privat
Incidenti i armatosur në rezidencën e Donald Trump, FBI merr...
Rama ndan fotoalbumin e javës
Arsenali ‘demolon’ Tottenhamin në derbin e Londrës së Veriut...
Londrim Mekaj arrin 100 mijë ndjekës në Instagram