Qeverisa e Kosovës ka njoftuar se ka vendosur që të mbyllen të gjithë kufijtë tokësor përveç shtetasve të Kosovës.
Po ashtu u mor vendim që nga 16 marsi të pezullohen të gjitha linjat ajrore.
“Nga 16 marsi pezullohen të gjitha linjat ajrore, përveç atyre ushtarake dhe atyre me ndihmë”, tha Kurti.
Zëdhënësja e Aeroportit Ndërkombëtar “Adem Jashari”, Valentina Gara, ka njoftuar se bashkatdhetarët tanë që momentalisht ndodhen në Kosovë, pra diaspora jonë, e kane mundësinë që të kthehen nëpër shtetet ku jetojnë dhe veprojnë.
Sipas saj, ata këtë mundësi e kanë deri të hënën në ora 24:00.
Pra, edhe pas vendimit të sotëm të Qeverisë për ndalimin e të gjitha fluturimeve, qytetarët tanë nga diaspora që kanë ardhur në Kosovë mund të rikthehen nga kanë ardhur./telegraf/
Kurti: Do të bisedojmë, takojmë e bashkëpunojmë me të gjitha...
Konjufca në tubimin e VV-së: Urime Qeveria Kurti 4
Vjosa Osmani: VV-ja s’ka asnjë arsye që ta refuzojë emrin ti...
Përfundon numërimi i votave në Prishtinë, LVV 48,90 %, LDK 2...
Haradinaj: Kur sovrani flet, të tjerët heshtin
Një 18-vjeçar vritet në Gjakovë, dy të tjerë të lënduar