Kryetari i Komunës së Klinës, Zenun Elezaj ka dhënë shpresë se asnjëri nga personat që kanë punuar bashkë me pacienten 20 vjeçare të prekur me coronavirus, nuk ka shenja të kësaj pandemia.
Elezaj, në një lidhje direkte për RTV Dukagjinin ka kërkuar ndihmë nga Ministria e Shëndetësisë për t’u përballur me situatën pas rastit të parë të coronavirusit.
Ai ka bërë thirrje që qytetarët të jenë të qetë dhe të bashkëpunojnë me organet shëndetësore dhe ato të sigurisë për ta kaluar këtë situatë.
Në lidhje me 40 personat që kishin punuar bashkë me të prekurën me koronavirus, Elezaj thotë se për momentin asnjëri prej tyre nuk kanë shenja apo simptoma të mundshme të coronavirusit.
Ndërkohë pas konfirmimit të dy rasteve të para me coronavirus, në mbledhjen e jashtëzakonshme, Qeveria e Kosovës ka vendosur për ndalimin e hyrjeve daljeve të qytetarëve në Klinë dhe Viti, për shkak të dy rasteve të cilët janë konfirmuar me coronavirus e që vijnë pikërisht nga këto dy qytete. Ndërsa Drejtori i Policisë në Klinë, thotë se nuk ka nevojë për panik dhe se 40 personat e vetë izoluar i kanë të gjitha gjërat e nevojshme për momentin.
Rreth 64 mijë aplikime nga diaspora për votimet e 28 dhjetor...
SHBA i cakton afat 2027-ën Europës që ta marrë drejtimin e m...
Shpërthejnë luftime vdekjeprurëse në kufirin midis Pakistani...
Presidenti i FFK-së, Agim Ademi: Nëse kualifikohemi, ky do t...
Zgjedhjet e 28 dhjetorit, sot afati i fundit për ta ndërruar...
Moti në Shqipëri