Organizata bamirëse, Caritas Kosova ka reaguar pas raportimeve se pacientja e infektuar me coronavirus COVID-19 është punëtore e kësaj organizate.
Përmes një njoftimi në Facebook, kjo organizatë ka mohuar se bëhet fjalë për punëtoren e tyre, duke shprehën keqardhje për rastin.
Ata thanë po ashtu se ai person nuk ka asnjë lidhje me organizatën e tyre.
“Pas qarkullimit të disa informacioneve të pasakta në portalet tona ju njoftojmë që punëtorja italiane e cila është diagnostikuar si e infektuar me virusin Covid-19 nuk është punëtore e Caritas Kosova dhe nuk ka pasur ndonjë relacion me organizatën tonë. Sidoqoftë, shprehim keqardhjen tonë për rastet e diagnostikuar dhe ju bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve të Kosovës të zbatojnë në mënyrë strikte masat parandaluese”, thuhet në njoftim.
Leonora shpërthen ndaj Dolces: Më shumë zë ti meshkuj aty se...
Gjendet 17-vjeçari i raportuar i humbur në Gjilan, është gje...
Alba kërkon të largohet nga Big Brother
Rama paralajmëron mbylljen e RTSH-së: Çdo opsion është në tr...
Bjellorusia miraton rregulloren e “bankës së kriptomonedhave...
KEK-u konfirmon daljen e A3-shit nga prodhimi, thotë se ësht...