Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka reaguar pasi dy raste me coronavirus u konfirmuan në Kosovë.
Limaj i ka bërë thirrje qytetarëve të Kosovës që t’i përmbahen në maksimum udhëzimeve të dhëna nga institucionet shëndetësore.
“Është shumë me rëndësi, që në këto momente qytetarët të mos bëjnë panik, por të kenë kujdes të shtuar për vetën dhe të tjerët”, ka shkruar ndër të tjera Limaj.
Postimi i plotë:
Me keqardhje kuptuam që sot në Kosovë rezultuan dy të infektuar me virusin COVID19. I bëj thirrje qytetarëve të Kosovës që t’i përmbahen në maksimum udhëzimeve të dhëna nga institucionet shëndetësore. Është shumë me rëndësi, që në këto momente qytetarët të mos bëjnë panik, por të kenë kujdes të shtuar për veten dhe të tjerët. Personave të prekur nga ky virus, iu uroj shërim të shpejtë.
Grabitet dyqani i bulmetit në Pogradec, policia në kërkim të...
Gati dy milionë besimtarë myslimanë për pelegrinazhin në Mek...
OVL e UÇK-së mbështet protestën në Shkup: Dinjiteti shqiptar...
Gjendja e Lamal nuk është ende mirë: Nuk do të prekë top me ...
Vetaksidenti me fatalitet në Dollc, një nga të lënduarit dër...
Rreth 143 mijë aplikime nga mërgata për të votuar në zgjedhj...