Sulmuesi i Sampdoria, Manolo Gabbiadini është lojtari i dytë në Seria A, i prekur nga koronavirusi pas Daniele Ruganit.
Lajmin e ka konfirmuar Sampdoria përmes një postimi në Twitter, transmeton portali arbresh.info.
“Sampdoria saporton se Manolo Gabbiadini ka dal pozitiv për testin e koronavirusit”.
“Gabbiadini ka ethe të lehta, por është mirë. Klubi ka aktivizuar të gjithë procedurat e izolimit të lejuar nga autoritetet”, ishte njoftimi i klubit.
? #COVID19: UC Sampdoria statement after player tests positive ➡️ https://t.co/fAwOjNfQqz pic.twitter.com/36e6mLRWxu
— Sampdoria English (@sampdoria_en) March 12, 2020
Ndërsa, Gabbiadini ka falënderuar të gjithë për mesazhet që i ka marrë dhe ka deklaruar se është mirë.
“Më ka dal pozitiv testi për koronavirus. Dua t’iu falënderoj për mesazhet e shumta që kam marrë”.
“Gjithashtu dua t’iu tregoj se jam mirë, andaj mos u shqetësoni. Ndiqni rregullat e mija, qëndroni në shtëpi dhe gjithçka do jetë mirë”, deklaroi ai.
Kujtojmë se Seria A është suspenduar deri në prill./arbresh.info.
Parashikimi i motit për nesër
Karbohidratet e shëndetshme
Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, plagoset 39-vjeçari nga ...
Pochettino në “radarin” e Real Madridit, si pasu...
Kurti zhvillon telefonatë me Marta Kos: Integrimi në BE, pri...
Vedat Muriqi në formacionin e javës në La Liga, sipas Marca