Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiç ka deklaruar se Kosova është çështje me interesin më të lartë kombëtar, një temë me prioritet e politikës së brendshme dhe të jashtme, por edhe sfida më e madhe politike dhe e sigurisë.
Ai e tha këtë ndërsa iu drejtua akademisë diplomatike të Ministrisë së Punëve të Jashtme me temën “Objektivat thelbësore dhe përparësitë themelore të politikës së jashtme të Serbisë”, shkruan agjensia serbe e lajmeve Tanjug.
Kryediplomati serb shtoi se tërheqja ose ngrirja e njohjeve të Kosovës, e që sipas tij kanë arritur në 18 vende, erdhi si rezultat i politikës së jashtme të Serbisë./Ora News.tv
Foto familjare në Samitin BE–Ballkani Perëndimor në Tivat, l...
Aksion antidrogë në Gjakovë, arrestohen katër persona – konf...
OEAK: Gazi natyror amerikan, prioritet strategjik për Kosovë...
Samiti BE-Ballkani Perëndimor, Rama pritet nga Presidenti i ...
FIFA ndalon vuvuzelat dhe shishet e ujit në stadiumet e Botë...
Franca dhe Gjermania propozojnë integrim gradual të Ballkani...