Wolverhampton Wanderers janë duke provuar të bëjnë befasinë dhe të transferojnë mesfushorin ofansiv të Real Madrid, James Rodriguez.
Sipas El Desmarque, klubi anglez është duke provuar të përdorë lidhjet e mira me agjentin, Jorge Mendes dhe në verë ta transferojë kolumbianin, transmeton portali arbresh.info.
Mendes është duke u munduar ta ulë çmimin që kërkon Reali prej 80 milionë euro, në mënyrë që ta largojë lojtarin gjatë verës.

James ka qenë titullar vetëm në katër ndeshje këtë sezon dhe nuk ka luajtur asnjë minutë që nga humbja në tetor ndaj Real Mallorca.
Ish-mesfushori i Portos gjatë verës u rikthye në “Santiago bernabeu” pas dy sezoneve huazim te Bayern Munich.
Thuhet se Atletico Madrid e Napoli janë të interesuar për shërbimet e kolumbianit./arbresh.info.
Xabi Alonso flet për shkarkimin e mundshëm pas rezultateve n...
Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju
MD organizon tryezën e përbashkët me Mekanizmat Koordinues L...
Petritsch: Kosova e ka me patjetër të krijojë një qeveri dem...
A mundet Evropa ta bindë Kinën të ndihmojë në përfundimin e ...
Të gjitha partitë dorëzojnë listat në KQZ: 1 mijë e 181 kand...