Komuna e Prishtinës ka njoftuar se rruga “Perandori Justinian”, që nga dita e sotme do të jetë e mbyllur për qarkullim të veturave.
Në njoftimin e bërë nga Komuna e Prishtinës bëhet e ditur se kjo rrugë do të jetë e mbyllur për 30 ditë, aq sa do të zgjasin punimet në terren.
“Rruga “Perandori Justinian” nga kryqëzimi me rrugën “Nazmi Mustafa” , që nga nesër, 10 mars, do të jetë e mbyllur për qarkullim të veturave për 30 ditë, sa do të zgjasin punimet në terren.
Gjatë kësaj kohe, ju lutemi të shfrytëzoni rrugët tjera për qarkullim në këtë pjesë”, thuhet në njoftim./arbresh.info/
Drita rikthehet në elitën e basketbollit kosovar, mposht Pri...
Zulfaj: I kemi votat për president, vetëm duhet pjesëmarrja ...
Ushtria amerikane pretendon se ka devijuar 27 anije nga bllo...
Rreziku nga lëndët plasëse,Komisioni për Siguri shqyrton pro...
Rama ndan video nga takimi me Presidentin e Emirateve të Bas...
Real Madridi e fiton UEFA Youth League