Maunët kaluan nëpër portën kufitare Cilvegozu në provincën jugore Hatay të Turqisë.
Kombet e Bashkuara (OKB) sot kanë dërguar 23 maunë me ndihma humanitare për krahinën veriperëndimore siriane të Idlibit.
Maunët kaluan nëpër portën kufitare Cilvegozu në provincën jugore Hatay të Turqisë.
Ndihma do të shpërndahet në mesin e banorëve në zonat urbane të Idlibit veriperëndimor, si dhe në fshatrat përreth, të cilat kanë qenë subjekt i viteve të sulmeve shkatërruese nga regjimi i Asadit dhe aleatëve të tij, duke shkaktuar një valë prej rreth një milion refugjatë.
Siria është përfshirë në një luftë të egër civile që nga fillimi i vitit 2011, kur regjimi shtypi protestat pro-demokracisë.
Që atëherë, qindra mijëra njerëz janë vrarë dhe më shumë se 10 milion të tjerë janë shpërngulur, sipas zyrtarëve të OKB-së./aa/
Konfirmohet rasti i dytë i hantavirusit pas tre vdekjeve në ...
Kamberi: Raporti i Komitetit të OKB-së konfirmon shqetësime...
Trump parashikon rënie të ndjeshme të çmimeve të naftës
Hapet sot Gjykata Administrative në Prishtinë
Deçani përkujton dëshmorët dhe martirët
Moti sot i nxehtë, temperaturat arrijnë në 24°C