Partia maqedonase opozitare OBRM-PDUKM kërkon ndalimin e mësimit për të parandaluar coronavirusin.
Komisioni i Shëndetësisë nga kjo parti doli me disa kërkesa për Qeverinë e Maqedonisë për të parandaluar shpërndarjen e virusit, njofton Telegrafi Maqedoni.
“Pushim për fëmijët që shkojnë në çerdhe dhe shkollë. Evidentim i të gjithë personave që hynë në shtet nga zonat që kanë krizë për coronavirus”, shprehen nga OBRM-PDUKM.
Ata gjithashtu kërkojnë që të kufizohen kontrollet dhe ndërhyrje që nuk janë urgjente në mënyrë që shëndetësia të jetë e gatshme të përgjigjet situatës dhe të mbrohen pacientët dhe personat mjekësor dhe institucionet kompetente, Qendra për Menaxhim me Kriza, Inspektorati Shëndetësor, Komisioni për Sëmundje Infektuese t’i zbatojnë kompetenca e tyre dhe publikisht t’i paraqesin planet aksionale për veprim.
Moti në Shqipëri i kthjellët me vranësira të pakta
Tirana kryeqyteti i 4-t më i shtrenjtë në Europë, ja ku ndod...
Kosova, shtet i krizave
Negociatat SHBA-Iran bllokohen, Ngushtica e Hormuzit mbetet ...
Ish-ambasadori i Kosovës për konferencën e Kurtit me Feride ...
Çka nëse Albulena Haxhiu nuk e shpall datën e zgjedhjeve?