Me rastin e Ditës së Gruas, Kuvendi i Kosovës mban seancë të veçantë, kushtuar ngritjes së vetëdijes së shoqërisë për të mbijetuarat e dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë.
Në këtë seancë po merr pjesë edhe Vasfije Krasniqi- Goodman, gruaja e parë që publikisht ngriti zërin si e dhunuar gjatë luftës në Kosovë.
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani u kërkoi viktimave të dhunës seksuale që të ngritin zërin dhe të flasin për përjetimet e tyre/
“Iu bëjmë thirrje të gjitha të mbijetuarave viktima të dhunës seksuale por edhe familjarëve të tyre që ta ngrenë zërin e tyre derisa statusi I të gjitha viktimave t’iu njihet statusi. Ato duhet tua besojnë punën komisionit I cili në mënyrë konfidenciale i ruan të dhënat”, tha ajo./arbresh.info/

Nagavci: Qëllimi i PDK-së dhe LDK-së ka qenë të shkohet në z...
Kurti përkujton Skënderbeun: Figurë qendrore e identitetit d...
Humb jetën në Divjakë traktoristi, përmbyset mjeti dhe e zë ...
Gruda thotë se Limaj nuk ka bërë kërkesë për t’u bashkuar me...
Operacion i befasishëm në kufi – Policia e Kosovës kap ar të...
Rritet sërish çmimi i kurbanit në Kosovë