Numri i personave të vdekur nga koronavirus në SHBA ka shkuar në 19.
Dy njerëz kanë ndërruar jetë si pasojë e sëmundjes në Uashington, transmeton portal arbresh.info
Viktimat raportohet të jenë dy gra të moshës rreth 80 vjet, megjithatë mbetet e paqartë nëse ato u prekën nga virusi në një shtëpi kujdesi, apo thjesht se kishin vizituar ndonjë vend.
Disa vende në SHBA kanë shpallur gjendje të jashtëzakonshme për shkak të koronavirusit, ndërsa së fundmi këtë vendim e kanë marrë edhe autoritetet e Nju Jorkut.
LEXO EDHE: Koronavirusi vret 36 persona në një ditë në Itali
Rreth 70 nga 180 punëtorët e qendrës së kujdesit në Uashington, ku kanë ndërruar jetë dy gratë, janë të infektuar me koronavirus.
Objekti është shtëpi për 120 banorë, por tani vetëm 63 ndodhen aty, pasi të tjetër janë në spitale të ndryshme të zonës.
Në Europë vendi më i prekur nga virusi është Italia me 233 të vdekur dhe me mbi 5 mijë persona të infektuar./arbresh.info/
Fundoset varka me emigrantë në Greqi, 18 të vdekur
Muçi i jashtëzakonshëm, realzion dy gola ndaj Goztepes
Arian Tahiri pjesë e listës së kandidatëve për deputet nga P...
Haradinaj publikon listën me 110 kandidatët për deputet në z...
Spektakël në Gjakovë: Hellems, hero i kuqezinjve ndaj kampio...
Abdixhiku e publikon listën e LDK-së me emrat e 110 kandidat...