Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash të cilat do të sjellin një mot të vranët në të gjithë territorin.
Gjatë pasdites vranësirat do të intensifikohen duke sjellë reshje, ku në zonat e thella malore reshjet do jenë në formën e dëborës. Sipas parashikimit të motit dita e diel pritet të jetë me kthjellime, ndërsa të hënën pasdite rikthehen reshjet.
Sipas Meteoalb, temperaturat do të pësojnë një rënie të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore, nga 00ºC në 09ºC, në zonat e ulëta nga 05ºC në 15ºC dhe në zonat bregdetare nga 09°C në 16ºC.
Era do të fryejë në drejtim Jugor, ndrësa forca e valëzimit në det pritet të jetë deri në 4 ballë.
Blendi Fevziu publikon përgjigjet e patransmetuara të Thaçit...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Fede Valverde reagon për herë të parë pas përplasjes me Aure...
Irani ka sulmuar tre shkatërrues amerikanë pranë Ngushticës ...
Akt barbar: Dëmtohet lapidari i UÇK-së në Binxhë të Klinës
Aston Villa e Freiburg fitojnë me përmbysje dhe sigurojnë fi...