Mundësia e largimit të paneleve dhe zbulimi i kulmit, e bëjnë këtë makinë të ngjashme me Jeep Wrangler.
I bazuar në Ford Ranger, modeli i ri Bronco që do të prezantohet së shpejti, për Jeep Wrangler do të jetë një rival shumë i fuqishëm.
Deri më tani, dihej se është duke u punuar, ndërsa tani kanë rrjedhur pamjet që e shfaqin nga afër. Në imazhe, shihet vetëm pjesa e pasme e këtij SUV, që ka një platformë mjaft të lartë.
Por, vëmendja është te struktura e makinës, si dhe mundësia sikur e Wrangler që t’i largohet kulmi dhe të jetë tërësisht i zbuluar.
Kjo mundësi, ishte paralajmëruar gjatë një raporti të mëparshme, të bazuar në një patentë, ku shihej struktura e zbuluar e makinës.
“Makina e kishte mundësinë e dy dyerve dhe të katër dyerve. Kishte pamje të mahnitshme”, thuhet në postimin e fotografive, që besohet të janë realizuar në fabrikë.

Tërmeti godet Iranin, raportohet lëkundje pranë Teheranit
Hoxha Osman Musliu në listën e VV-së për deputet, e publikon...
Raporti i Eurostat, sa është numri i shqiptarëve të kthyer n...
Rritet bilanci i viktimave nga sulmet izraelite në Liban, 2,...
Gabimi i rëndë i portierit ia prish festën Ronaldos, titulli...
Lista zyrtare e kandidatëve të LDK-së për deputetë