Kryeministri Isa Mustafa ka treguar edhe për funksionit e tij në kohën e viteve të tetëdhjetave kur Kosova në atë kohë ishte krahinë në kuadër të Jugosllavisë.
Mustafa ka thënë se për katër vjet ka ushtruar postin e kryetarit të Këshilit Ekzekutiv në komunën e Prishtinës. Në atë kohë sipas tij ka qenë 32 vjeçar ndërsa drejtorët e tij kanë qenë të moshës 26 vjeçare.
Ai tha se mburret për punën e tij në atë kohë. Mustafa po ashtu ka thënë se ka qenë edhe drejtor i Entit për Zhvillim.
Mustafa me këtë deklaratë në RTK iu përgjigjet zërave të opozitës dhe të njerëzve tjerë se ka qenë ministër në kohën e Rrahman Morinës, një gjë që Mustafa e ka mohuar.
“Nuk shoh asnjë njollë për vete në atë kohë sepse të gjithë kemi punuar për Kosovë”, ka thënë Mustafa.
Ai ka thënë se Rrahman Morinën e ka takuar vetëm tri herë në jetën e tij.
Të shtëna me armë në Sevaster të Vlorës, plagoset një person
Zelensky i shkruan Putinit: Ukraina propozon t’i japë fund l...
Nis sot Samiti BE–Ballkani Perëndimor në Tivat, Haxhiu përfa...
Protestë për gjuhën shqipe para Ambasadës së Maqedonisë së V...
Sot varrosen dy të rinjtë që humbën jetën tragjikisht në Shë...
Parashikimi i motit për sot