Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, ka vizituar sot Komunën e Prishtinës, ku është takuar me kryetarin Shpend Ahmeti, me të cilin kanë diskutuar për projektet e përbashkëta të MKRS-së dhe Komunës, qofshin ato të investimeve kapitale dhe atyre që janë aktivitete konkrete, si ngjarjet kulturore, rinore e sportive.
Në këtë takim të parë, Ministrja Dumoshi, u shpreh se bashkë me kryetarin Ahmeti kanë folur për bashkërendimin e veprimeve që të konkretizohen e finalizohen projektet kapitale që do të realizohen në kryeqytetin e Kosovës, në Prishtinë, si Teatrin e Operës dhe Baletit, Muzeun Bashkëkohor, për projektet për Stadiumin e Qytetit, Qendrën e Tenisit, e shumë projekte të tjera që janë në interes dhe në dobi të qytetarëve.
“Biseduam me kryetarin e Prishtinës, Shpend Ahmeti, për ndërlidhjen dhe bashkëveprimin në projekte të ndryshme. Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, në buxhetin e vet ka edhe projekte kapitale të cilat i takojnë dhe do të vendosen në kryeqytetin e Kosovës, në Prishtinë. Biseduam edhe për Teatrin e Operës dhe Baletit, dhe për projekte tjera” u shpreh ministrja.
Ndërsa, kryetari Ahmeti, tha se ky takim i parë me ministren Dumoshi, nuk do të jetë i vetmi, ngase do të përkundër diskutimit të sotëm për tema të përbashkëta, do të ketë edhe takime tjera për konkretizimin dhe dakordësimin e këtyre temave. Kryetari Ahmeti u shpreh se është fatmirësi për Prishtinën, sepse ministrja Dumoshi e njeh për së afërmi situatën dhe nevojat që ka kryeqyteti për përkrahje, pasi ka qenë drejtoreshë e kulturës, rinisë dhe sportit në komunën tonë.
Në takim u diskutua edhe për ngjarjet kulturore e sportive që janë në plan të organizohen sivjet në kryeqytet dhe u shikua mundësia e përkrahjes dhe pjesëmarrjes së përbashkët në këto ngjarje, të cilat e pasurojnë jetën kulturore e sportive.
Shtatë ankesa në PZAP lidhur me rezultatin përfundimtar të z...
FSK realizon kursin “Combat Life Saver” për kujdes mjekësor ...
“Janë të reja për ty”, “Nuk më ke parë në aksion”- Dalin bis...
“S’je mirë nga mendtë”, Hygerta e ashpër me Albën
Atentati në Lezhë, zbardhet dëshmia e policit: Isha aty rast...
Gjermani, grevat mbarëkombëtare paralizojnë transportin publ...