Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka pritur në takim Ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Philip S. Kosnett, me të cilin ka diskutuar për prioritetet në fushën e sundimit të ligjit dhe shtetit të së drejtës, transmeton arbresh.info
Gjatë këtij takimi, Ministrja Haxhiu shprehu përkushtimin e saj për bashkëpunim të ngushtë me SHBA-në, gjithnjë në interes të gjithë qytetarëve dhe shtetit të Kosovës.
Ministrja Haxhiu e njoftoi Ambasadorin Kosnett për ndryshimet dhe reformat që kanë filluar të ndërmerren për fuqizimin e sundimit të ligjit, duke përmendur kështu çështjen e Vetingut, dhe e njoftoi me hapat e parë lidhur me themelimin e grupit të ekspertëve për draftimin e skenarëve për këtë proces.
Si prioritete tjera, Ministrja Haxhiu përmendi edhe luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, e që do të jetë prioritet i Qeverisë për t’i hapur rrugë zhvillimit të vendit si dhe procesin e Rishikimit Funksional të Sektorit të Sundimit të Ligjit.
Ambasadori Kosnett, uroi Ministren për detyrën e re dhe u shpreh i gatshëm për të kontribuar dhe mbështetur prioritetet e Ministrisë së Drejtësisë që lidhen me shtetin e së drejtës./arbresh.info/
Nis takimi i Osmanit me liderët e partive politike për datën...
Haradinaj arrin në Presidencë për takim me Osmanin
VV s’i shkon në takim Vjosa Osmanit
Udhëheqësit fetarë rrethojnë Trumpin dhe luten për të, pamje...
Izraeli sulmon bunkerin nëntokësor të liderit të Iranit
Nagavci: Do t’i drejtohemi Gjykatës Kushtetuese për shpërnda...