Me rastin e shënimit të 22 vjetorit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Kuvendi i Kosovës ka mbajtur një seancë solemne.
Ashtu siç e do rendi kjo seancë është hapur më intonimin e himnit të Republikës së Kosovës.
I pari që foli para deputetëve dhe mysafirëve të pranishëm ishte Kryeministri i Kosovës , Albin Kurti.
Kurti tregoi historinë e Jasharëve duke thurur lavde për veprën e tyre.
“Sot është datë e shënuar për historinë e vendit tonë. 22 vite më parë serbet po sulmonin shtëpinë e Jasharve. Për tre ditë rresht do të luftonin tre breza bashkë. Hamza e Ademi se bashku më grat e tyre luftuan e sakrifikuan sepse e deshën token e tyre më shumë se jetën. 59 dëshmor ato ditë ranë për lirin e atdheut. Familja Jashari janë UÇK para UÇK-së. Jasharët ishin përgatitur për shumë breza. Rënia heroike e Jasharëve është pikë kthese për Kosovën. Çdo vit pavarësisht dallimeve në bëhemi bashkë për t’i nderuar një familje që dhanë shumë për Kosovën”.
“5,6,7 marsi janë sata që në kthehemi dhe kujtojmë se çka kemi bërë. Këto janë ditët që pyesim vetën nëse po kontribuojmë sado pakë për atë që kanë luftuar Kosova. Lirin që e gëzojmë sot e kemi nga dëshmorët e nga familja Jashari e pastaj nga NATO-ja. Sa herë që na sulmojnë e na rrethojnë le të mos ankohemi por t’i kujtojmë Jasharët”.
Në këtë seancë solemne përveç familjes Jashari morën pjesë edhe personalitete të tjera të cilët dhanë kontribut për Kosovën.
/arbresh.info/
Çfarë kanë të veçantë njerëzit e lindur në muajin dhjetor?
SHBA dhe Ukraina diskutojnë për armëpushimin, para samitit e...
Parashikimi i motit për të dielën
Aksident i rëndë trafiku në autostradën Gostivar–Tetovë, tet...
Trepça triumfon bindshëm në Therandë, fitore edhe për Borën
Aksident i rëndë në Tiranë, humb jetën 40-vjeçari